Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Europian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Dita e premte nuk ka qenë pozitive për xhudistët e Kosovës nga garat e Kampionatit Europian.
Akil Gjakova është eliminuar nga ndeshjen e dytë, ndërsa Dardan Cena në të parën në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti pejan zhvilloi një sfidë të fortë me Mark Hristov të Bullgarisë, por u mposht me ‘waza-ari’, ndërsa në përballjen e parë mposhti sllovenin Martin Hojak.
Në anën tjetër, Cena u mposht në luftën e parë nga xhudisti Manuel Parlati nga Italia./ h.ll/abcnews.al