Xhubleta në UNESCO, Margariti për ABC: Përgjegjësi e madhe, po përgatitim dosjen për “Eposin e Kreshnikëve”

schedule22:30 - 29 Nëntor, 2022

schedule 22:30 - 29 Nëntor, 2022

Xhubleta shqiptare është regjistruar në UNESCO! Lajmin e ka dhënë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë  kulturore.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo, ministrja Margariti theksoi se është jo vetëm nderim marrja e titullit të ruajtjes nga UNESCO, por edhe përgjegjësi e madhe. Ajo zbuloi se është përgatitur dosja për “Kërcimin e Tropojës” dhe gjithashtu do të fillojë puna për të përgatitur dosjen e “Eposit të Kreshnikëve”.

Zëvendësministrja e Kulturës, Meri Kumbe tha se puna ka qenë e gjatë dhe ka nisur që në periudhën e pandemisë. Por kjo ishte një dhuratë e bukur që iu bë Shqipërisë për festën e Pavarësisë.

Elva Margariti: Xhubleta është pjesë e trashëgimisë kulturore të gjithë njerëzimit. Në dokumentacione Xhubleta citohet që 4 mijë vite më parë. Është jo vetëm nderim duke marrë titullin e ruajtjes në UNESCO por edhe përgjegjësi e madhe. Kemi pasur edhe ekspertë të huaj që na kanë ardhur nga UNESCO për përgatitjen e dosjeve, kemi marrë shumë komplimente edhe për mënyrën se si ishte hartuar dosja.

Meri Kumbe: Puna ka qenë e gjatë, ka nisur në periudhën e pandemisë.

Elva Margariti: Eposi i Kreshnikëve me Lahutë është ambicia tjetër e radhës e gjithë grupeve që po na mbështesin dhe e ministrisë së kulturës. Kërcimi i Tropojës është ai që kemi përgatitur tashmë dhe është futur në radhë për tu shqyrtuar. /Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!