Xhubleta në UNESCO, çfarë përmban dosja?

schedule15:51 - 10 Mars, 2021

schedule 15:51 - 10 Mars, 2021

Nga Leontina Nika

Veshja 4 mijë vjeçare Xhubleta, është në qendër të vëmendjes  këto kohë,  shkak  dosja e cila dorëzohet këto dy ditë për në UNESCO.

Anëtarja e grupit të punës Luljeta Dano, jep edhe arsyen, pse u propozua si dukuri në zhdukje

“Një pjesë kaq e rëndësishme e trashëgimisë shqiptare por në zhdukje. Kur ikim në Malësi gjejmë bartëset që janë mbi 75 vjeç”, ka thënë ajo.

Artizania Edlira Sulaj , pas 15 vitesh përpjekje ia ka dal që të realizoi  jo një, por 3 variante xhubletash.

“Studimi që kam bërë në xhubletën prej 15 vjetësh më shoqëron me frikë. Jo se nuk di të merrem me të por se mund ti bëj dëm asaj gjatë punimit. Do të vijë  një ditë që nuk do e bëj më por uroj të gjej njerëz që ta punojnë atë”, ka thënë Sulaj.

Dano zbardh edhe përmbajtjen e dosjes voluminoze, e cila i ka dhenë prioritet bartësve.

“Në dosje një pjesë të mirë e zënë dëshmitë, letrat e aprovimit dhe miratimit nga prodhuesit e saj, ato që e trashëgojnë. Nga institucionet e ndryshme shtetërore, është projekti për rivitalizimin e saj. Dokumentari, pyetësori”, ka thënë ajo.

Në shtator pritet përgjigja nga UNESCO për fatin e xhubletës.  Muzeu  Historik Kombëtar organizoi  një takim  “Gratë në trashëgiminë kulturore, ku  në fokus ishte dije bërja e xhubletës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!