Ali Tufa është xhongleri që dhuron performanca në rrugët e kryeqytetit. Është vetëm 16-vjeç por kjo nuk e ka ndalur të ndjekë pasionin e tij për të qenë pjesë e Cirkut. Ai tregoi se gjithçka nisi kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe se tani ka arritur të bëjë atë që ka dëshiruar të bëjë gjithmonë.
“Në moshën 10-vjeçare mësoja të bëja me arra dhe gur dhe 12-vjeç kisha dëshirë të shkoja në cirk. U regjistrova dhe në moshën 13-vjeç dola për herë të parë në arenën e cirkut.”, tha ai.
Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ai rrëfeu se frytet e para të punës arriti t’i marrë në moshën 12-vjeçare. Megjithatë, kushtet e kanë detyruar atë që pajisjet e nevojshme t’i blejë jashtë kufijve.
Ndër të tjera, 16-vjeçari shton se pavarësisht gjithçkaje profesioni që ka zgjedhur do të mbetet gjithmonë në plan të parë. “Cirkun e shikoj si një profesion, çfarë do të ndodhë do të jetë një profesion i dytë.“, tha ai. xh.d/abcnews.al