Xhixho në familjen e Shkëlzen Zelës në Bubq: Të braktisur nga shteti, jetojnë në varfëri ekstreme

schedule19:43 - 29 Shtator, 2020

schedule 19:43 - 29 Shtator, 2020

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, këtë të martë ka qenë në Bubq ku ka parë nga afër gjendjen e disa familjeve shtëpitë e të cilëve janë rrënuar nga  tërmeti i 26 nëntorit.

Xhixho është ndalur tek familja e Shkëlzen Zelës në Bubq, të cilët që prej nëntorit të 2019 janë të braktisur nga shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se gjatë komunikimit me kryefamiljarin e kësaj familje ai i ka pohuar se ndihma e vetme që kanë marrë që nga nëntori i 2019-ës është 10 mijë lekë bonus qiraje dhe asgjë tjetër.

Postimi i plotë:

Sot isha në familjen e Shkëlzen Zelës në fshatin Bupq të Fushë Krujës , i cili jeton së bashku me gruan,fëmijet 2 vjec dhe 10 muajsh, mamanë dhe vëllain të dy me probleme shëndetsore.

Shtepia e tyre u prish nga termeti 26 nëntorit dhe prej atij momenti jetojnë në varfëri ekstreme , të pashpresë dhe të harruar nga qeveria qëndrore dhe lokale.

Me dhimbje ndajnë vështirësitë ekonomike që duhet të kalojnë çdo ditë për të mbijetuar ku shpresa e vetme i mbetet zoti.

Duan që t’i ndërtohet shtëpia e tyre edhe pse askush nuk është interesuar për ta ka 10 muaj dhe as nuk dinë se kur do mund të fusin kokën serish në shtëpinë e tyre .

Shiu i këtyre ditëve ja kanë veshtirësuar me shumë jetën e tyre ku meraku më i madh është shëndeti i fëmijëve.

Kjo është Shqipëria reale jo 3D !/ abcnews.al

https://www.facebook.com/ErisaXhixho/posts/3731955096838658

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!