“Xhisiela”, prokuroria kërkon një vit burg për Rexhep Rrajën

schedule15:08 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 15:08 - 13 Dhjetor, 2018

Një vit burg ka kërkuar prokuroria për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu akuzohet për dhunimin e Xhisiela Malokut dhe pse ai ka mohuar akuzat.

Gjykata para disa kohësh ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për 24-vjeçarin. Rexhep Rraja u arrestua në 30 Shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Kjo e fundit vazhdon t’i qëndrojë variantit se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në Korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!