“Xhisiela”, gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Rrexhep Rrajën

schedule10:39 - 27 Nëntor, 2018

schedule 10:39 - 27 Nëntor, 2018

Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar. Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 4 dhjetor. Në rast dënimi Rraja do përftojë ulje dënimi me 1/3.  E pranishme në seancë ishte edhe Xhisiela Maloku. 25-vjeçarja para gjyqtares Engjëllushe Tahiri ka deklaruar se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj. Xhisiela në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.

Në datë 24 tetor Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurorisë e cila për djalin e deputetit socialist ka ngritur akuzën e kanosjes ndaj Xhisiela Malokut. Rexhep Rraja ndodhet në burg me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!