Xhika në portë për verilindorët, Çela u beson lojtarëve fitues

schedule13:13 - 16 Prill, 2022

schedule 13:13 - 16 Prill, 2022

Kastrioti pret në Kamëz Kukësin, në takimin e javës së 29-të të Abissnet Superiore. Përballë njëra-tjetrës janë dy skuadrat që në 5 ndeshjet e fundit kanë pasur ecuri të kundërta në kampionat.

Krutanët vijnë në këtë takim pas 4 fitoreve rresht dhe një barazimi në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa verilindorët kanë 4 barazime dhe një fitore.

Në Kamëz të dyja skuadrat do të luftojnë për 3 pikët, pasi krutanët duan mbijetesën, ndërsa kuksianët kërkojnë vendin e dytë.

Diego Longo dhe Emiliano Çela kanë zgjedhur edhe lojtarët me të cilët do të zbresin në fushën e lojës, teksa për verilindorët në portë është preferuar Xhika, ndërkohë Çela nuk ka preferuar të bëjë ndryshime.

Formacionet zyrare:

Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Basha, Karakaçi, Zogaj, Hasani, Greca, Kaina. Trajneri: Emiliano Çela

Kukësi: Xhika, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Milunovic, De Lucas, Sh. Taipi, Feijao, Bahtiri, Musta. Trajneri: Diego Longo. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!