Xhezairi në “Ballkan”: Nxitja e konfliktit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut dëmton më shumë VMRO-DPMNE se sa shqiptarët

schedule18:28 - 29 Korrik, 2022

schedule 18:28 - 29 Korrik, 2022

Protestat nga opozita maqedonase pas propozimit të presidencës franceze, nxitën edhe njëherë konfliktin ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.

Për të folur mbi këto protesta në një lidhje me “Skype” për emisionin “Ballkan në Abc të gazetares Linda Karadaku, ishte analisti Seladin Xhezairi.

Ai tha se nxitja e protestave vjen për shkak të politikës së vjetër që VMRO-DPMNE vijon të ndjekë, edhe pse nga drejtimi i kësaj force politike është larguar Nikolla Gruevski.

Sipas tij kjo politikë e opozitës maqedonase më shumë dëmton atë se sa rrezikon shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e veriut, pasi deri më sot asnjë forcë politike nuk ka mundur të krijojë qeveri pa mbështetjen e partive shqiptare.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Seladin dua të të pyes për atë që ndodhi në Maqedoninë e Veriut? Ajo që kemi diskutuar shpesh është se përveç asaj që njohim në partitë në pushtet, ajo që është me shumë interes është të dimë se çfarë ndodh me opozitën maqedonase? A janë të vërteta ato që përfliten në media nëse Gruevski e drejton de-facto VMRO-DPNME?

Xhezairi: Fillimi i lidershipit të ri në VMRO-DPMNE ishte shpresë dhënës. Është rikthyer politika e vjetër ku sërish në shënjestër janë shqiptarët.

Karadaku: Sa e rrezikshme është kjo për shqiptarët, ku dhe në rastin e fundit ishim shumë pranë një incidenti ndëretnik?

Xhezairi: Rreziku më i madh është për vetë për vetë VMRO-DPMNE, se me këtë kur të vjetër politik ndaj shqiptarëve ajo u mbyll dyert e bashkëpunimit partnerëve te vet në radhët e shqiptarëve. Pasi këtu asnjë qeveri nuk ka mundur të bëhet pa shqiptarët.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!