“Xhevahir i vërtetë”, The Guardian artikull për Shqipërinë, përmend “madhështinë” e luginës së Vjosës

schedule15:19 - 19 Nëntor, 2023

schedule 15:19 - 19 Nëntor, 2023

Banjat termale luksoze janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”.

Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Europë. Po ashtu prestigjozja britanike shkruan se vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltër të qiellit.

“Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë. Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit.

Banjat termale ndodhen pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë të Europës”, shkruan The Guardian.

Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u mbuluar me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike. Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltër të qiellit.

Media britanike “The Guardian” ka publikuar nëntë burimet termale më të bukura natyrore në disa vende të botës:

Ujërat termale të Bënjës, Shqipëri

Ujërat termale në Edipsos, Greqi

Ujërat termale në liqenin Garda, Itali

Ujërat termale në “Salt and Ember”, Irlandë

Ujërat termale “Széchenyi”, Budapest

Ujërat termale në plazhin Porth Tyn Tyëyn

Ujërat termale në “Caldea spa”, Andorra

Ujërat termale në “Moseltherme”, në Traben-Trarbach, Gjermani

Ujërat termale në “Cieplice ?l?skie-Zdrój”, Poloni.

/abcnews.al