Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Xherdan Shaqiri lë “pa tekst” gazetarin serb: Ju bëra dy gola, dy….

schedule11:17 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 11:17 - 8 Dhjetor, 2022

Serbëve nuk u del inati me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, të cilën janë personazhet që kanë dhënë kontribut të rendësishëm në eliminimin e kombëtares së Serbisë nga Europiani në 2018 dhe nga Botërori në 2022.

Gazetarët serbë kanë gjetur momentin e vështirë pas humbjes së Zvicrës 6-1 me Portugalinë për t’u hakmarrë ndaj Shaqirit, shkruan abcnews.al.

Gjatë një konference për shtyp pa ndeshjes, Shaqiri është pyetur nga një gazetar serb i “Telegraf” se përse i kishte provokuar tifozët serbë duke marrë përgjigjen epike: Miku im, unë ju kam bërë dy gola (duke rikujtuar edhe atë në Europian).

Më poshtë, biseda mes tyre:

– Pse i provokuat tifozët serbë?

– (Buzëqesh) Miku im, shënova, bëra punën time. Shënova dy gola! (Referuar golit që shënoi ndaj serbëve në 2018)

– Puna jote nuk është të provokosh…

– Kam shënuar dy gola, dy…

– Keni humbur 6-1, pse po qeshni akoma?

– Çfarë duhet të bëj, qaj?

– Po.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!