Xhepa: Rritja e pagave për administratën do të ndikojë edhe në sektorin privat

schedule14:33 - 26 Maj, 2023

schedule 14:33 - 26 Maj, 2023

Eksperti për çështjet ekonomike, Selami Xhepa deklaroi se rritja e pagave për admisnitratën, do të ndikojë edhe në sektorin privat.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Xhepa u shpreh se edhe punonjësit në sektorin privat, do të priren të kërkojnë rritje të pagave.

Megjithatë, Xhepa nënvizoi se jo të gjithë sipërmarrësit privatë e kanë mundësinë për të bërë rritje të pagave.

“Pa asnjë diskutim që rritja kaq e fortë e pagave në sektorin publik, ushtron një presion serioz mbi sektorin privat, për arsye se përndryshe, njerëzit do të demotivohen. Pra, punëtori nuk do të ketë produktivitetin e duhur. Sektori privat do të përballet me presion të fortë të rritjes së pagave, për të qenë të pakëtn kompetitiv me sektorin publik. Jo të gjithë sipërmarrësit privatë kanë mundësi që ta përthithin këtë lloj kostoje. Jnaë rritur lëndët e para, janë rritur kostot e prodhimit, kjo ka qenë shkaku kryesor i rritjes së inflacionit.

Nëse te gjithë kostot rriten, përfshirë edhe pagat, atëherë jo të gjithë bizneset kanë mundësi që t’ia dalin. Kjo është arsyeja që kur bënhen reforma të tilla, duhet diskutim”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!