Rusia ka marrë një goditje të fortë ekonomike, pasi Vladimir Putin vendosi më 24 shkurt të pushtojë Ukrainën, duke cenuar sovranitetin e një vendi të lirë. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, eksperti i Ekonomisë, Selami Xhepa tha se Putin ndoshta nuk e kishte parashikuar këtë goditje të fortë, teksa vendet e BE njëzëri i vendosën sanksione.
Gjithashtu, Xhepa tha se ekonomia ruse është sot e gjunjëzuar, ndërsa pritet që edhe ekonomia evropiane të ulet me 3%, duke iu referuar kështu skenarëve më të keq.
“Putin nuk e ka pritur që vendet e Evropës do të ishin në një zë dhe do të merrnin masa ndaj një ekonomie kaq të madhe. Sikur Evropa që në 2014 të ishte treguar kaq e fortë ndoshta nuk do kishim pasur 2022. Ky është avantazhi i parë. E dyta kemi të bëjmë me një qasje të ndryshme, po godet industrinë e së ardhmes.
Goditja që po i bëhet duke e përjashtuar nga mundësia e blerjes, edhe në afat të gjatë do të dobësohet shumë aftësia konkurruese e ekonomisë ruse. Së treti, aktualisht ka një zhvendosje më të fortë drejt atyre që njihen si sanksionet smart, që goditen njerëzit e pushtetshëm. Jepet një mesazh që edhe ata duhet të vuajnë pasojat. Unë mendoj që është hera e parë, nuk di ndonjë episod tjetër që banka qendrore e vendit…Putin ka qenë i përgatitur por jo deri në këtë shkallë, pra kemi një përgatitje sistematike nga ana e regjimit të Kremlimit. Nga ana tjetër që është targetuar banka qendrore ruse, tregjet financiare të Moskës u mbyllën. Ekonomia ruse sot ishte në ditë pushimi. Banka qendrore nuk ka likuiditet.
Lexo edhe: Juristja shqiptare: Rusia nuk po e pushton Ukrainën, NATO shkeli premtimin ndaj Gorbachev
Rusët janë ata që do ta ndjejnë. Ekonomia ruse është gjunjëzuar. Në skenarin më të errët, sikur kundërmasa që do të marrë Putin, maksimumi i skenarëve vlerësohet një rënie e ekonomisë evropiane me 3%”, tha ai.
Ndërkaq, ish-zv ministrja e Financave, Irena Beqiraj thotë se humbësi më i madh, pas Rusisë dhe Ukrainës është Evropa.
“Humbësi më i madh i luftës, përveç Rusisë dhe Ukrainës që janë, i dyti është Evropa. Populli rus është sot më i varfi dhe një diferencë shumë të madhe me elitat. Që nga koha e carëve ndjeshmëria e elitave është e madhe, ata i quajnë fshatarë njerëzit e varfër. Të gjitha vendet që kaluan diktaturën, jemi si zogjtë e kafazit që fluturimin e quajmë sëmundje”, tha ajo. g.v/abcnews.al