Xhensila Myrtezaj shtatzënë për herë të dytë? Detaji që zgjon dyshimet

schedule15:53 - 28 Shkurt, 2022

schedule 15:53 - 28 Shkurt, 2022

Prej disa ditësh, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori, Besart Kallaku, kanë shkuar me pushime në SHBA. Sigurisht, që nuk kishte se si të mungonte edhe vajza e tyre, Ajka.

Familja duket se janë kënaqur pafund, madje kanë përfituar edhe nga rrezet e diellit për të shijuar edhe detin.

Por në disa imazhe që Xhensila ka publikuar së fundi në Instagram, janë ngjallur dyshime për një shtatzëni të dytë.

Xhensila shihet të jetë e shtrirë në det bashkë me vajzën e saj, teksa Ajka është duke i shikuar barkun të ëmës. Nuk dihet nëse veprimi i vajzës së çiftit ishte e natyrshme, apo ajo po paralajmëron për diçka. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!