Xhelozi e sëmurë, sherri i shqiptareve për një burrë, Joana thotë se 25-vjeçarja i dërgonte mesazhe kërcënuese për jetën

schedule15:05 - 19 Gusht, 2022

schedule 15:05 - 19 Gusht, 2022

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me sherrin mes dy shqiptareve, nga ku mbeti e lënduar Joana 27 vjeç.

27-vjeçarja u sulmua me thikë nga një 25-vjeçare shqiptare, pasi sipas kësaj të fundit Joana frekuentohej me bashkëshortin e saj.

Joana ndodhet në spital, pasi ka marrë 2 plagë në bark dhe një në krah.

Lexo edhe: “Hajde se nuk do të bëj gjë, dhe më nguli thikën”, Joana tregon se çfarë ndodhi mes saj dhe 25-vjeçares

Ajo u godit me thikë në oborrin e shtëpisë të së motrës, ndërsa citohet të ketë thënë se autorja i dërgonte vetë asaj dhe prindërve të saj mesazhe kërcënuese për jetën. Joana tregon se ajo nuk kishte lidhje intime me burrin e 25-vjeçares, kishin thjeshtë shoqëri me njëri-tjetrin.

Sipas saj 25-vjeçarja ishte një grua e sëmurë nga xhelozia, dhe se e kishte sulmuar dhe kërcënuar edhe herë të tjera.

Më tej Joana tregon se në momentin që është sulmuar me thikë ka bërtitur dhe menjëherë ka dalë motra e saj që e ka ndihmuar, ndërsa babi ka kapur për krahu 25-vjeçaren dhe i ka thënë se do ta vras, për shkak se nuk duronte të shihte të bijën të lyer me gjak.

25-vjeçarja është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa pritet që në ditët në vijim të gjykohet nga drejtësia Helene./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!