Ish-kryetari i Bashkisë Kamzë Xhelal Mziu ka dalë nga ambientet e SPAK pas tre orësh. Për mediat, deputeti demokrat bëri të ditur se në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion pas kallëzimit të Rakip Sulit.
“U thirra në SPAK pas kallëzimit të Rakip Sulit. Nuk mund të flas për hetimin. Dhashë të gjitha deklarimet e mia,” tha Mziu për gazetarët.
Ish-kryebashkiaku i Kamzës është kallëzuar pranë strukturës anti-korrupsion nga pasuesi i tij, socialisti Rakip Suli. Ky u fundit e akuzon Mziun për shpërdorim detyre lidhur me strehimet në Kamzë.
Pak ditë më parë, në SPAK u paraqit edhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe nuk tregoi asnjë detaj kur u pyet nga gazetarët për “vizitën” e tij në Prokurorinë e Posaçme.
Pas qëndrimit prej një ore në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, Gonxhja tha se u pyet për verifikimin e një situate dhe sipas tij, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj çështjeje që mund të përfshijë tendera apo ministrinë.
“Respekt të gjithëve ju se është 41 gradë. Nuk më pyeti njeri dhe s’keni pse vraponi. S’ka lidhje DPSHTRR me arsyen pse isha, për një çështje të tretë se u pyeta për sqarim. Është çështje që nuk ka lidhje fare me Ministrinë që varem, as me rrugët as me DPSHTRR. As nuk erdha nga dera e pasme, thjesht ju pashë që vrapuat ndaj për respekt. Megjithatë unë përfaqësoj një figurë publike, nuk mund të jap detaje. U pyeta për verifikim të një situatë të caktuar. Nuk ka lidhje me asnjë tender, asnjë lloj gjëje dhe me asnjë institucion.” /abcnews.al/