Xhelal Mziu thirret në SPAK, merret në pyetje në lidhje me tenderat e pastrimit të qytetit

schedule12:06 - 3 Qershor, 2024

schedule 12:06 - 3 Qershor, 2024

Deputeti i PD, Xhelal Mziu është thërritur në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me disa tendera në kohën që drejtonte bashkinë e Kamzës. Prokuroria ka dyshime se dhënia e këtyre tenderave të jetë bërë në mënyrë abuzive.

Mësohet se Mziu ka dhënë sqarime përballë prokurorit të Posaçëm, Elvin Gokaj, në lidhje me disa tendera për pastrimin e qytetit.

Menjëherë pas daljes deputeti ka thënë: “Isha në SPAK ku u pyeta si person qe ka dijeni në lidhje me një kallëzim për disa tendera për pastrimin e qytetit në vitin 2019”.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Mziu paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pasi është paraqitur edhe më 27 korrik 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!