Një njeri me fat fitoi shortin e lotarisë Powerball në SHBA, xhekpoti përfshinte shumën marramendëse prej 1.08 miliardë dollarësh.
Bileta me fat u shit në një mini market në Los Angeles.
Siç ndodh zakonisht në SHBA, fituesi me fat, i cili është anonim, mund të arkëtojë të gjithë shumën me këste gjatë viteve të ardhshme, ose rreth 558 milionë me një këst. Pothuajse të gjithë fituesit zgjedhin pagesën e një shume të madhe.
Zyrtarët e Powerball thonë se shanset për të fituar shortin janë një në 292 milionë.
Është hera e tretë që Powerball ka kaluar 1 miliard dollarë, raporton BBC.
Numrat me fat ishin 7, 10, 11, 13 dhe 24 me Powerball numrin 24.