Xhejms Harden udhëhoqi Hjustonin në një fitore të madhe në basketbollin amerikan. Lojtari më i mirë i sezonit shmangu një tjetër të papritur në plej of
Sado që NBA ka ndryshuar shumë këto vite, diçka ka mbetur e njëjtë.
Ylli më i mirë i sezonit luan në nivelin e tij të zakonshëm në plej of dhe ndihmon skuadrën që të fitojë.
Këtë bëri edhe Xhejms Hardeni, udhëheqësi i Hjustonit, duke e nxjerrë nga vështirësitë skuadrën më të mirë të edicionit.
Pas gjysmës së parë të ndeshjes ndaj Minesotës, jo në maksimum, publiku nisi të shqetësohej, por në pjesën e tretë dhe të parafundit, gjithçka ndryshoi.
Harden shënoi 22 pikë në 12 minuta, më shumë sesa gjithë skuadra kundërshtare, ndërsa Hjustoni vendosi një rekord të plej ofit, me duke realizuar plot 50 pikë.
Vetëm një skuadër tjetër ka arritur të shënojë kaq shumë në 12 minuta në NBA, Los Anxhelos Lejkërsi më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Që nga ky moment, nuk mund të kishte më konkurrim, dhe përfundimisht, ekipi numër i Konferencës së Perëndimit ia doli me shifrat 119-100.
Hjuston Rokits kryeson raundin e parë të plej ofit ndaj Minesotës me 3 fitore dhe vetëm 1 humbje, duke qenë një sukses larg kualifikimit.
Harden shënoi gjithsej 36 pikë, kapi 4 topa në tabela, shërbeu 3 asistë, vodhi 4 topa nga kundërshtari dhe bllokoi një gjuajtje.
Kris Pol u përgjigj me 25 pikë, 6 topa në tabela, 6 asistë e 5 vjedhje topi, ndërsa shumë mirë ishin Erik Gordon, Trevor Ariza e Klint Kapela. /abcnews.al