Xhamia më e vjetër e qytetit të Gjirokastrës, i shpëtoi regjimit komunist

schedule20:08 - 20 Maj, 2023

schedule 20:08 - 20 Maj, 2023

Xhamia e Gjirokastrës që ndodhet në qendër të pazarit karakteristik me status monument kulture  është e vetmja që i mbijetoi shkatërrimit në masë të kulteve fetare gjatë sistemit komunist në qytetin e gurtë. Sikurse shumica e ndërtesave  edhe kjo xhami është e vendosur në një terren të pjerrët në qendër të qytetit, në anën perëndimore të pazarit.

Te “Udhë përshkrimet” e njohura të kronikanit Evlia Çelebi, i cili kaloi nëpër Gjirokastër në vitin 1672, kjo xhami është e emërtuar ndryshe, si Xhamia Memi Beut.

Ajo daton nga 1754-55  mbështetur në një mbishkrim që gjendet në objekt, po që ende ka disa mendime të ndryshme sa I takon kohës reale kur është ndërtuar ky object.

Specialisti I trashëgimisë kulturore Ilir Lluri thotë për Abc se në Gjirokastër kanë ekzistuar disa xhami të cilat zanafillën e tyre e kanë patur fillimisht brenda ambjenteve të kalasë Argjiro,e më pas janë shtrirë në disa lagje të ndryshmne të qytetit.

Sipas tij, kulti në fjalë ka patur tjetër unfrastukturë,të paktën sa I takon hyrjes kryesore dhe lidhjes që kishte kjo xhami me një tjetër ambjnet fetar,që është përbri saj.

Lluri tregon se kjo xhami u shkrumbua nga flakët e zjarrit që përfshiinë pazarain karakteristik ku u dogjën edhe një numër I madh subjektesh tregtare të kohës,e pur tu rindërtuar sërish edhe me kontributin e mjaft pronarëve të dyqane apo edhe të fiseve gjirokastrite,ku një prej kontrubuesve më të mëdhenj ishin Skëndulatët,ndërsa shton se pranë ambjenteve të kësaj xhamie mbiledheshin edhe mjaft emra të njohur të kohës që kanë dhënë një roli të pashoq në luftën për pavarësi të vendit

Me ardhjen e sisitemit komunist ky kult arriti të mbijetojë falë një kërkese që iu drejtua direkt Enver Hoxhës,e për pasojë u vendos që ky kult të mos shkatërrohej,por të vendosej në dispozion të akrobatëve të cirkut,kjo falë lartësisë që ka kubeja,e më pas kemi shndërrimin përfundimtar të godinës në repart rrobaqepësie aty ku edhe nëna ime punoi për një kohë të gjatë,thotë Lluri

Statusi monument culture I fituar në vitin 1973 ishte dhe arsyeja kryesore pse ky kult vijoi të qëndronte në këmbë,thotë Vaso Polo. specialsit pranë drejtorisë së trashëgimisë kulturore në këtë qytet,ndërsa shton se disa vite më parë kjo xhami I është nënshtruar rikonstruksionit të saj duke ruajtur origjinalitetin si dhe arkitekrurën e cila është në harmoni të plotë me atq të qytetit e sidomos zonës muzeale.

Imazhin e kësaj xhamie e gjejmË edhe në skicat e Edërat Lear,gjatë udhëtimit që ai bëri në jug të vendit në mes të shekullit të 19.

Dikur pjesa e poshtme e xhamisë së gjirokastrës që ende njihet me emri  Kubeja,ka shërbyer jo vetëm për njësitë tregëtare por edhe si vendkalim për këmbësorët,ndërsa minarja ende ruan identitetin e saj,për të cilën Iliri sjell edhe një kujtim familjar gjatë xhirimit të filmit Liri A Vdekje ku I ati I tij ,Ruzhdi Lluri interpretonte roli episodic të hoxhës.

Sot në Gjirokastër numërohen 4 xhami në l;agje të ndryshme të qytetit por asnjë prej tyre nuk ka madhështinë e asaj që ndodhet ne zonën historike,xhami e cila frekuentohet jo vetëm nga besimtarët por edhe nga tuyrsitët e huaj që këkojnë të njihen me të gjita monumentet apo istroritë që ofron qyteti muze I gjirokastrës,pjesë ë trashëgimisë botërore UNESCO. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!