Xhamia hapet, sherri mbyllet? Por përplasjet për Namazgjanë mund të vazhdojnë

schedule15:06 - 9 Tetor, 2024

schedule 15:06 - 9 Tetor, 2024

Flamuri shqiptar dhe ai turk valëviten në xhaminë e Namazgjasë në qendër të Tiranës.

Thuajse gjithçka është gati për ceremoninë e përurimit të enjten.

A thua se nuk ka ngjare asgjë. Por përplasjet mes Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe  shtetit turk financues të xhamisë zgjate disa vite, mes akuzave te Ankarase se ky komunitet kontrollohej nga elemente gyleniste. Ne fund duket se zgjidhja është gjetur dhe thuajse  dhjetë vjet nga  nisja e punimeve objekti I kultit  do të  hapë dyert për besimtarët. Por diten e pare, jo per te gjithe.

Në hedhjen e gurit të themelit   edhe në ceremoninë  e përurimit do të jetë I pranishëm  Presidenti I Turqisë Rexhep Taip Erdogan, por jo  kryetari I Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu.

Komuniteti e pranon përmes një njoftimi në rrjetet sociale  ku  thotë sa I do të përfaqësohet nga  myftiu I Tiranës Gazment Teqja.  vlerëson  kontributin e  Erdogan por kujdeset ti ndaje meritat dhe me kryeministrin Edi Rama për hapjen e xhamisë së Namazgjasë

“ Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë. “

Por ndërsa duket se pervec konfliktit me Turqinë. Komuniteti Mysliman I Shqipërisë do ti duhet te debatoje edhe me Myftininë e Tiranës për administrimin e xhamisë së madhe.

sipas Komunitetit Mysliman Shqiptar  për administrimin e  xhamisë do të ketë dy palë ku  ai do të jetë një prej tyre. sipas Komunitetit Mysliman Shqiptar  për administrimin e  xhamisë do të ketë dy palë ku  ai do të jetë një prej tyre.

Por Sipas Myftinisë  fondacioni që drejtohet nga  myftiu  Gazment Teqja që sipas saj  do të jetë dhe  imami zyrtar I xhamisë   do të jetë autoriteti I vetëm administrues I kompleksit.

Por për besimatarët  rëndësi ka hapja e xhamisë. Xhamia e Namazgjasë në Tiranë   e cila hap dyert të enjten  nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje. Ajo do të  jetë një kompleks multifunksional ku do të ketë salla konferecash, bibliotekë,  dyqane, restorante që do tu shpërbejnë të gjithë qytetarëve.

Lëvizjet e shtuara tërheqin vëmendjen e të huajve.  Ndalojnë, shkrepin një foto e largohen.

Nje xhami qe hapet dhe Nje sherr qe mbyllet. Rendesi ka qe komuniteti me I madh fetar ne vend, do kete me ne fund nje shtepi te merituar, por te vonuar per faljet dhe lutjet ndaj zotit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!