Xhami me imam ‘importi’/ Përurimi i Namazgjasë, e ‘këndon’ hoxha nga Turqia

schedule13:36 - 8 Tetor, 2024

schedule 13:36 - 8 Tetor, 2024

Më 10 tetor, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mbërrin në Tiranë. Në agjendë është parashikuar një takim me presidentin e republikës Bajram Begaj dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin pritet të ketë një konferencë të përbashkët për media, ndërsa sipas burimeve të ABC News do të marri pjesë personalisht edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën ka patur një kundërshtim ndër vite nga presidenti Erdogan.

Gjithçka lidhet me akuzën e tij për drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët Turqia i sheh të lidhur me levizjen gyleniste.

Por Bora Zukani, kryetar i Shoqatës Vatra në Stamboll, thote se mediat në Turqi kanë bërë tashmë publik lajmin se xhaminë e Namazgjasë do ta drejtoj një imam i ardhur nga Stambolli.

Më tej, kreu i shoqatës Vatra u ndal tek marrëdhëniet mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit Rama, që i cilësoj të shkëlqyera, ndërsa theksoj se shqiptarët në Turqi nuk trajtohen si minoritet.

Për Zukalin, Erdogan po përpiqet ta drejtoj politikën e tij për Ballkanin nga Shqipëria. Pas Tiranës, ndalesa e rradhës për presidentin Erdogan është Beogradi. /abcnews.al