“Xhamia e Namazgjasë do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë”, Erdogan: Simbol i vëllazërisë mes nesh

schedule17:10 - 10 Tetor, 2024

schedule 17:10 - 10 Tetor, 2024

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan ka thënë gjatë përurimit të Xhamisë së Namazgjasë se kjo xhami do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë.

Ai ka theksuar se Xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes dy vendeve.

Sipas Erdogan, në këtë xhami do të mbarten vlerat nga tradita ndërthurur e teknologjinë e re për të ardhmen.

“Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila në brendësinë e saj mbart, transmeton vlerat që nga tradita për në të ardhmen, integron pra vlerat e tjera të lashtësisë dhe historisë sonë dhe deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit dhe sidomos, siç e shikoni, serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan.

Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do t’i shërbeje 10 mijë besimtarëve myslimanë të cilët falin namazin.

Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, si një objekt ibadeti, si një objekt adhurimi, por është menduar akoma më e gjerë, multifunksional, për të cilën do t’i shërbejë besimtarëve në çdo aspekt duke e menduar si një kompleks social , ku brenda saj ka salla konferencash, ka bibliotekën, ka dhoma studimi ka edhe ashensor për të gjithë ata të cilët janë me aftësi të kufizuara.

Dhe ne kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e muzeut të bashkëjetesës së kulturave ballkanike që ndodhet brenda kompleksit të Xhamisë së Namazgjasë.

Njëkohësisht, dua të shprehem se Xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë, i vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh.“, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!