Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhamia e Mirahorit, mbi 5 shekuj histori/ Ndërtuar në 1465, është godina e parë me kube plumbi në Shqipëri

schedule20:32 - 7 Mars, 2026

schedule 20:32 - 7 Mars, 2026

KORÇË-  Ndërtuar në vitin 1465, Xhamia e Iliaz Bej Mirahorit në Korçë mbetet një nga monumentet më të hershme të kultit islam në Shqipëri dhe xhamia e parë me kube plumbi në vend.

Mjeshtëria e arkitekturës e ka bërë këtë objekt kulti një nga më të rëndësishmit në Shqipëri të kulturës islame dhe trashëgimisë kulturore.

Pas më shumë se pesë shekujsh histori, kjo faltore vazhdon të jetë qendra kryesore e faljes për besimtarët myslimanë të qytetit, duke ruajtur gjallë traditën shpirtërore brez pas brezi.



Pamjet e së premtes sjellin atmosferën e muajit të Ramazanit, ku besimtarët mbushin ambientet e xhamisë, ndërsa zëri i imamit në predikim përcjell mesazhe paqeje, durimi dhe reflektimi.

E rihapur në vitin 1990, pas një periudhe të gjatë mbylljeje, xhamia vijon sot jo vetëm si vend faljeje, por edhe si një foltore udhëzuese për komunitetin.

Myftiu thekson rëndësinë që ka Ramazani për forcimin e besimit dhe solidaritetit mes njerëzve.

Në qytetin e Korçës, ku historia dhe besimi ndërthurën, Xhamia e Iliaz Bej Mirahorit mbetet një simbol i qëndrueshmërisë shpirtërore dhe trashëgimisë kulturore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!