Xhamia 400 vjeçare e Zgoshtit, një xhevahir që kërkon të vihet dorë

schedule15:45 - 23 Prill, 2022

schedule 15:45 - 23 Prill, 2022

Librazhdi ka disa xhami, një nga më të vjetra, ndërtuar 300-400  vjet më pare ndodhet  në fshatin Zgosht të Librazhdit, pranë Parkut Shebenik-Jabllanicë. Banorët dhe besimtarët kërkojnë resturimin e xhamisë pasi mund të jetë dhe një aset që do tërheqë turistët.

Ta shohësh nga jashtë të jep përshtypjen e një banese të vjetër e të rrënuar, por në të vërtetë është një xhami 400 vjeçare.

Është xhamia e parë në fshatin tonë që ka qenë 40 familje”, thotë njëri nga banorët.

Xhamia më e vjetër fshatin Zagosht të Librazhdit vijon të jetë funksionale falë banorëve dhe kontrubutit të emigrantëve, të cilët e mirëmbajnë.

Këtë vit xhamia është riparuar disi nga  djemtë e fshatit, emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë”, thotë ai.

Për vite me radhë u shërbeu besimtarëve të zonës për faljen e namazit.  Në vitin 1967 u kthye në magazinë duke e humbur plotësisht funksionin e saj.

Banorët tregojnë se punimi i tavanit, konsiderohet më i veçanti.

Nëse kjo xhami restaurohet mundet të jetë një vlerë e shtuar për zonën dhe një aset i vizitueshëm nga turistë.

Xhamia e Zagoshtit në Librazhd ndodhet në rrugën kryesore që të çon në Parkun Shebenik Jabllanice. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!