Xhami u gjet hapur, çfarë dyshon policia për vrasjen e efektivit të FNSH

schedule09:47 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 09:47 - 5 Dhjetor, 2020

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e efektivit të FNSH së Shkodrës, Xhulio Prela. Burime për ABC bëjnë me dije se i riu po udhëtonte nga Tirana drejt Lezhës.

Lexo edhe: Efektivi i FNSH u ekzekutua me një plumb në zemër

Bëhet me dije xhami i përparmë i makinës në anën e pasagjerit është konstatuar i hapur, duke ngritur dyshimet se viktima mund të jetë takuar me autorin e vrasjes, pasi qitja ka qenë shumë afër.

MWsohet se drejt të riut është qëlluar nga pas me 3 plumba pistoletë, ndërsa një plumb në zemër i ka marrë jetën 26-vjeçarit.

Dyshohet se autorët e kanë ndaluar efektivin në autostradë, ndërsa 26-vjeçari ka tentuar të largohet.

Xhulio Prela, banues në Yzberisht, prej katër vitesh ishte pjesë e FNSH, ndërsa kohët e fundit  ka qenë duke ndjekur Akademinë e Policisë. Sipas drejtuesve të FNSH Shkodër në punë ka qenë shumë korrekt.

Efektivi i ekzekutuar, Xhulio Prela, 26-vjeç

Xhulio Prela 26-vjeç , u ekzekutua mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor, Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Gajush.

/abcnews.al/