“Xhamadani kuq si gjaku” bashkon një shqiptare me një turke, vajzat tregojnë si lindi dueti

schedule11:02 - 20 Maj, 2021

schedule 11:02 - 20 Maj, 2021

Klea Çutra është vajza që u bë e njohur, nga ‘cover-i’ i këngës “Xhamadani kuq si gjaku”, që e realizoi bashkë me gjyshin e saj 89-vjeçare.

Mirëpo, duket se ‘cover-i’ i kësaj kënge nuk ka mjaftuar për Klean, e cila ka vendosur ta risjellë sërish. Megjithatë, ndryshe nga ç’mund të pritej, ajo ka bashkuar forcat me një artiste të talentuar turke, Merve Akyıldız.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Çutra ka treguar si lindi ky bashkëpunim mes tyre.

Merven unë e njoh nga Instagrami, është një artiste shumë e madhe. Unë vendosa të shkoja në Turqi për të takuar miqtë e mi. edhe thash pse jo mos ta takoj dhe ajo më tha që dua ta mësoj këngën. Më kërkoi të mësojë disa fjalë”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër në një lidhje me Skype, këngëtarja turke u shpreh se të këndosh shqip nuk është edhe aq vështirë.

Merve theksoi se të këndosh me Klean është një mrekulli, pasi zërat e tyre përputhen mjaft mirë.

“Nuk është shumë vështirë të këndosh shqip. Thjesht janë disa fjalë shqip të vështira, që mi ka mësuar Klea. Unë jam me origjinë maqedonase.

Të këndosh një këngë me Klean është një mrekulli se zërat tanë përputhen. Ta bësh një këngë së pari duhet ta ndjesh, pastaj ta bësh. Si çdo gjë në jetë”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!