Xhaka për Mourinhon një “dashuri e ndaluar”, por Roma heq dorë nga mesfushori shqiptar

schedule14:55 - 20 Qershor, 2022

schedule 14:55 - 20 Qershor, 2022

Granit Xhaka për Jose Mourinhon është një “dashuri e ndaluar”, pasi tekniku spanjoll disa herë ka kërkuar që ta ketë mesfushorin shqiptarë nënurdhrat e tij, por ky transferim nuk është realizuar.

Edhe gjatë merkatës së janarit edhe gjatë kësaj merkatoje Roma ka tentuar të transferojë mesfushorin e Arsenal, por siç duket verdhekuqtë kanë vendosur të heqin dorë nga ky transferim.

Sipas asaj që raporton “Il Tempo” bisedimet mes palëve kanë ndaluar pasi klubi italian nuk është dakortësuar me çmimin që kërkojnë anglezët për Xhakën.

“Topçinjtë” thuhet se po refuzojnë të shesin reprezentuesin e Zvicrës për nën 20 milionë euro dhe një numër i klubeve të tjera tashmë po ndjekin nga afër zhvillimet. Xhaka me londinezët ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

29-vjeçari ishte sërish i rregullt në formacionin e Arsenalit në sezonin e fundit, por ai nuk mendohet të jetë në planet e trajnerit Mikel Arteta për të ardhmen. /f.a/abcnews.al