Në orën 20:45, “helvetët” e Zvicrës do të presin në “St.Jakob-Park”, të Bazelit, “Dardanët” e Kosovës, në përballjen e vlefshme për xhiron e parafundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Murat Yakin i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë nuk ka se si të mungojë, Yan Sommer. Në krahët e mbrojtjes janë Garcia e Comert, me qendrën që mbulohet nga Akanji e Elvedi. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Zakaria, Xhaka e Freuler, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Shaqiri, Okafor e Vargas.
Në krahun tjetër, tekniku Primoz Gliha i ka pozicionuar në fushë “Dardanët” e tij, me formacionin 3-4-2-1, ku në portë është ish-“gardiani” i “bardhebluve”, Visar Bekaj. Në prapavijë janë rreshtuar Krasniqi, Aliti e Dellova, me Berishën e Hadergjonaj që u vijnë në ndihme nga krahët e mesfushës. Në qendër të fushës janë Vojvoda e Zyba, me Muslijan, Bytyqin e Rashanin, që plotësojnë repartin ofensiv. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: