Gazetari Roland Qafoku në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se diplomatët e huaj duan ndryshimin në Partinë Demokratike.
Gjatë intervistës, Qafoku komentoi deklaratën e kreut të Forumit Rinor Besart Xhaferrit i cili një ditë më parë i kujtojë kreut të PD Sali Berisha të zbatojë statutin. Qafoku tha se Xhaferri u tregua shumë korrekt në mendimin e tij, ndërsa shtoi se në prill të 2026 Xhaferri pritet të ketë një betejë të parë me Berishën.
“Është treguar shumë korrekt dhe nuk ka kërkuar fare asnjë ndryshim asgjë. Dhe nuk i shpëtoi. Besart Xhaferri për mendimin tim është treguar i qartë dhe i bindur dhe në prill të 2026 ai do të ketë një betejë të parën sepse ai është i ri në politikë…Besoj që kjo është një betejë jo vetëm e Besart Xhaferrit në PD, por ajo që më bën përshtypje është se çdo politikan brenda PD i kanë humbur betejat me Berishën…Në PD tashmë ka një lëvizje. Edhe diplomatë të huaj po lëvizin për të mbështetur një grup politikanësh brenda PD. Kjo besoj është zhvillimi tjetër brenda asaj që tha Xhaferri. Deri në prill ka shumë kohë…Zoti Xhaferri i ka shkuar në zyrë zotit Berisha dhe ia ka thënë atje…Ai i ka shkuar në zyrë doktorit dhe ia ka thënë. Është i ftuar nga një Kongresmen. Është kryetar i Forumin Rinor… E ardhmja nuk është zoti Berisha…”, tha ai.
/abcnews.al/

