Xhaferi: Dorëheqja e Kotzias nuk ndikon në marrëveshjen e emrit

schedule16:40 - 18 Tetor, 2018

schedule 16:40 - 18 Tetor, 2018

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në emision “Klan Debat” të Klan Maqedonia tha se dorëheqja e ministrit të Jashtëm grek nuk ndikon në marrëveshjen për emrin. Ai nënvizoi se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje për vendin.

Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë, Talat Xhaferi, në emisionin “Klan Debat” ka folur për situatën në Kuvendin e Maqedonisë, ku pritet të votohen ndryshimet kushtutese. Ai është optimist se palët do të gjejnë gjuhë të përbashkët. Xhaferi ka komentuar edhe dorëheqjen e shefit të diplomatit grek Nikos Kotzias.

Kryetari i Kuvendit i Maqedonisë, Talat Xhaferi, nuk pret që dorëheqja e shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, mund të ketë ndikim në marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës zyrtare lidhur me emrin e Maqedonisë.

“Ministri i Punëve të Jashtme ka dhënë dorëheqje për aspektin e qasjes që ka pasur brenda qeverisë me pjesën opozitare, bile edhe me pjesën e koalicionit që janë brenda për brenda qeverisë. Nënkuptohet se të dy palët kanë bërë kompromis për diçka dhe vlerësimi është që askush nuk mundet për një periudhë goxha të gjatë të vijë në një marrëveshje të re të mundshme dhe të pretendojë që do jetë edhe më e mira”.

Duke folur për tensionet në parlament mes mazhorancës dhe opozitës, kryeparlamentari Xhaferi u shpreh, se është optimist se palët do të gjejnë gjuhë të përbashkët. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!