Deputeti i PD Ferdinand Xhferaj, referuar raportit të qendrës Altax, shkruan se as 7 premtime nga 78 të bëra nga qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk janë përmbushur që nga fillimi imandatit të parë.
Xhaferaj shton se shumica e premtimeve janë lënë pa asnjë lloj veprimi pavarësisht afateve të paracaktuara.
“Miq, ju ftoj ti hidhni një sy raportit informativ të Qendrës Altax ku kanë shqyrtuar 78 premtime të qeverisë Rama 3 dhe sa janë përmbushur ato. Askush nuk habitet të shohë se as 7 prej tyre nuk janë përmbushur duke lënë kështu një shumicë dërrmuese pa asnjë lloj veprimi, pavarësisht afateve të paracaktuara. Mosveprimi dhe papërgjegjshmëria, të nisura që nga dita e parë e mandatit të parë, duket se janë të vetmet konstante të Rilindjes”, shkruan Xhaferaj. /abcnews.al