Pas aksionit ku u kap sasia rekord prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, në një kamion që transportonte banane, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Sipas njoftimit të zyrës së tij të shtypit, Ministri i Brendshëm ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesit e këij operacioni antidrogë.
Xhafaj ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe e inkurajoi për një hetim gjithëpërfshirës. Në njoftimin për shtyp thuhet se Ministri vlerësoi faktin e ruajtjes së konfidencialitetit të operacionit nga Policia dhe Hetimi Doganor, si dhe kërkoi bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për t’i shkuar deri në fund hetimit./abcnews.al