Xhafaj për operacionin e Policisë: Të tjera goditje e rezultate së shpejti

schedule10:03 - 22 Tetor, 2018

schedule 10:03 - 22 Tetor, 2018

Operacioni policor i ditëve të fundit i shtrirë në 12 qytete të vendit, që çoi në arrestimin e 27 personave dhe goditjen e drejtuesve e anëtarëve të 4 grupeve kriminale, është vlerësuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafaj shprehet se: “Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo”, shkruan Xhafaj.

Ministri thekson se rezultatet e këtij operacioni janë fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore.

“3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor”.

Për Xhafajn ky ishte një “aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për hrreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! Faleminderit!”

“Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti”,- shkruan Ministri Xhafaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!