Xhafaj pas shpalljes së Berishës non-grata: Mesazh i qartë në mbështetje të drejtësisë së re

schedule18:48 - 19 Maj, 2021

schedule 18:48 - 19 Maj, 2021

Deputeti Fatmir Xhafaj ka përshëndetur vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish kryeministrit Berisha. Përmes një postimi në twitter, Xhafaj thekson se ky është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Xhafaj  shprehet vendimi i DASH është është një mesazh i qartë i SHBA-ve në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

Koha për të bërë drejtësi! Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar! Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron”, shkruan Xhafaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!