Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Vendore Lezhë Ferdinand Mara, kanë inauguruar Zyrën e Shërbimit për Qytetarin në Komisariatin e Policisë Mirditë.
Në fjalën e tij ministri Xhafaj tha se kjo zyrë shërben për zgjidhjen e çdo problemi të qytetarëve
“Më vjen shumë mirë që është rikonstruktuar gjithë ky ambjent i përshtatshëm, që të vijnë njerëz dhe të gjejnë një ambjent të tillë që edhe nga pikëpamja funksionale të jetë një gjë sa më e mirë, sa më e përshtatshme.
Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme, janë njerëzit, shërbimi që ofrojnë. Një qytetar kur vjen në mjediset e Policisë, duhet të gjejë një mjedis të ngrohtë. Policia është aleati kryesor i qytetarit.
Njerëzit duhet të kuptojnë se po shkojnë atje ku i dëgjojnë, po shkojnë atje ku i respektojnë, po shkojnë atje ku e vlerësojnë hallin e tyre dhe përpiqen që t’ua zgjidhin. Kjo është më e rëndësishme. Nuk është Policia përballë qytetarit. Policia është në krah të qytetarit. Kurse përballë kanë shkelësit e ligjit. Ne jemi bashkë me qytetarët, aleati më i rëndësishëm i qytetarit është Policia”.
Ne kete Komisariat mbi 30 shtetas çdo ditë i drejtohen kësaj zyre për problematika të ndryshme. /abcnews.al