Xhafaj: Në 2018 Shqipëria del nga lista e vendeve ku kultivohet drogë

schedule12:25 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 12:25 - 7 Dhjetor, 2017

Ministri i Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Xhafaj sipas njoftimit për shtyp të ministrisë së Brendshme,  i tha Hahn se Shqipëria nuk do të jetë më në listën e vendeve ku kultivohet drogë, pasi masat për vitin 2018 janë marrë që tani.

Gjithashtu ministri i Brendshëm i pohoi Komisionerit për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, se janë skanuar grupet kriminale dhe asetet e tyre.

Hahn nga ana e tij ka deklaruar se “Periudha në vijim është shumë deçizive për Shqipërinë”. Ai  sugjeroi njohjen më të thellë të arritjeve të palës shqiptare, përmes medias së huaj, për të reduktuar efektet negative të stigmatizimit të padrejtë të vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!