Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një kallëzim për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e tre- ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës, për të cilët dy ditë më parë ishin lëshuar urdhër-ndalimi nga organi i akuzës. Arrestimi i tyre deri tani ka qenë i pamundur, pasi të tre ish-drejtuesit e policisë, nuk janë gjetur në adresat e tyre kur kanë shkuar uniformat blu. Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila mendohet se janë informuar për urdhërat e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në emër të tyre. Organi i akuzës ka marrë në pyetje pas këtij dështimi dhe drejtues të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë, ministri Xhafaj, përmes këtij kallëzimi ka shprehur gatishmërinë e ekzekutivit, të policisë dhe të tijën personalisht për të qenë të hapur për hetim lidhur me dekonspirimin e këtij aksioni./abcnews.al
Xhafaj dorëzon kallëzim në prokurori
schedule19:34 - 24 Nëntor, 2017
schedule 19:34 - 24 Nëntor, 2017