Xhaçka: Vitin e ardhshëm rrisim 60% praninë në Afganistan

schedule11:09 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 11:09 - 23 Dhjetor, 2017

Vitin që vjen Shqipëria do të rrisë me 60% praninë në Afganistan, duke ju përgjigjur kështu pozitivisht strategjisë së re të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.  Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së pritjes së kontigjentit të gjashtë që përfundoi misionin në Kabul dhe përcjelles së kontigjentit të tretë për në Herat. Xhaçka e cilësoi këtë;  “si një moment që të bën krenar për arritjet dhe për kontributin, që Forcat e Armatosura japin përkrah aleatëve për vendosjen e paqes, sigurisë dhe kthimit të normalitetit në një pikë shumë të nxehtë të globit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!