Avokati Idajet Beqiri e cilëson të drejtë opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Gjykata Kushtetuese është vendimmarrëse dhe nuk bën rekomandime.
“Kur ka filluar ky debat, e kam dhënë vlerësimin tim, me modesti. Kam thënë që Gjykata Kushtetuese është vendimmarrëse, nuk bën rekomandime, që i thotë Palramenti merr vendim dhe ma sill mua. Gjykata Kushtetuese nuk është e tillë, është interpretuesja e kushtetutës së Shqipërisë. Ajo i thotë Parlamentit, vepro këtë mënyrë. Çfarë vendimi duhet të zbatonte Parlamenti? Kushtetuta thotë, kur konflikti i interesit bie mbi deputetin, ka përfituar diçka që nuk i takonte, Kuvendi i kërkon Gjykatës Kushtetuta, i kërkon që mandati është i papajtueshëm. 1/5 e deputetëve bëjnë kërkesë Gjykatës Kushtetuese dhe i thonë mandati është i papajtueshëm”, theksoi ai./abcnews.al