Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Xhaçka”, Venecia i dha të drejtë Kuvendit/ Spiropali: Sot morën përgjigje akuzat e shpifjet. Qëndrimi ynë, kushtetues

schedule15:20 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 15:20 - 10 Dhjetor, 2024

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali thotë se me vendimin e Komisionit të Venecias, i cili i dha të drejtë parlamentit për çështjen e Olta Xhaçkës, morën përgjigje të gjitha akuzat e shpifjet. Sipas saj, qëndrimi i maxhorancës për Xhaçkën, nuk ishte një qëndrim politik apo partiak, por një qëndrim kushtetues.

“Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit!

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!



Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time.

Kam bindjen se ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen.”, shprehet Spiropali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!