Xhaçka takohet me ambasadoren e re të BE-së në Shqipëri, fokus rrugëtimi për në familjen e madhe evropiane

schedule09:18 - 24 Gusht, 2022

schedule 09:18 - 24 Gusht, 2022

Ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme, Olta Xhaçka është takuar me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Xhaçka thotë se diskutoi me ambasadoren për rrugëtimin dhe bashkëpunimin e Shqipërisë me BE-në, që do të çojnë më tej në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në familjen e madhe të BE-së.

“Mikprita ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, e cila nis misionin e saj, në një kohë kur Shqipëria ka nisur një kapitull të ri të procesit të saj të integrimit në BE. Biseduam për rrugëtimin që na pret dhe bashkëpunimin për të çuar përpara procesin e negociatave”, shkruan Xhaçka në Facebook.

Christiane Hohmann është emëruar kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, duke zëvendësuar në këtë detyrë Luigi Soreca-n. Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!