Xhaçka niset drejt Kakavijës! Ushtria dërgon ujë dhe ekipe mjekësore në ndihmë të qytetarëve

schedule15:51 - 14 Gusht, 2020

schedule 15:51 - 14 Gusht, 2020

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se efektivë të Balationit të Mbështetjes Rajonale të FA në Gjirokastër janë nisur drejt pikës kufitare të Kakavijës

Ata do të dërgojnë një automjet të posaçëm për të shpërndarë 10 mijë litra ujë për shqiptarët që po presin në radhë prej tre ditësh për të kaluar drejt shtetit grek.

Drejt pikës kufitare të Kakavijës është nisur edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bashkë me kreun e Emergjencave Civile Haki Çako.

Në një reagim të fundit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se pala greke ka shtuar edhe numri e testimeve për orë, nga 200 në 330./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!