Xhaçka në Këshillin e Sigurisë: Bota të shohë atë që po ndodh në Ukrainë

schedule22:19 - 27 Prill, 2022

schedule 22:19 - 27 Prill, 2022

Ministja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbajtur fjalën e saj në takimin e Këshillit të Sigurisë së OKB për Ukrainën. Takimi për llogaridhënien në Ukrainë organizohet nga Shqipëria dhe Franca.

Xhaçka tha se është e rëndësishme që bota të shohë dhe dëgjojë atë që po ndodh në Ukrainë. Ministrja i ka shprehur gjithashtu mirënjohjen Prokurores së Përgjithshme të Ukrainës, që ka dokumentuar mbi 8 mijë raste të krimeve të kryera nga ushtria ruse.

“Unë vij nga Ballkani Perëndimor. Një rajon që deri më 24 shkurt 2022 cilësohej si teatri i luftës së fundit në Evropë. Skenat e gjakderdhjes dhe shkatërrimit që ne shohim në pamjet që vijnë nga Ukraina, godasin shumë më ndryshe dikënd për të cilin lufta dhe krimet e luftës nuk janë gjëra për të cilat lexoni në librat e historisë, por kujtime nga disa dekada më parë”, ka thënë ajo ndër të tjera.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!