Përfundon numërimi në qarkun e Tiranës, Olta Xhaçka merr mandatin e fundit të Partisë Socialiste.
Gjithashtu fitues ka dalë edhe Ornaldo Rakipi. Xhaçka dhe Rakipi janë dy kandidatët e fundit që i bashkohen listës së PS në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet, në sallë ka mbizotëruar edhe entuziazmi, pas rezultatit fitues.
Ndërkohë numërimi ka përfunduar edhe në Berat. Nga Partia Socialiste fitues rezultojnë Fadil Nasufi, Hysen Buzali dhe julian Zyla. Sakaq në parlament shkojnë vetëm Fadil Nasufi dhe Hysen Buzali, si edhe Hatixhe Konomi.
Ndërsa nga Partia Demokratike, Lefter Maliqi.