Xhaçka: FA në gatishmëri për çdo emergjencë

schedule11:02 - 8 Gusht, 2018

schedule 11:02 - 8 Gusht, 2018

Ministria e Mbrojtjes është në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë që mund të vijë nga shkaqe natyrore.  Kështu  shkruan ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka në facebook, duke iu referuar rrezikut për zjarre në këto ditë të nxehta.

Nga parashikimet e marra edhe nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në të gjithë territorin e vendit nuk ka pasur ngjarje të jashtëzakonshme, por temperatuirat e larta të këtyre ditëve janë një apel për vëmendje të shtuar dhe reagim të përgjegjshëm e në kohë ndaj çdo situate.

Ministrja Olta Xhaçka garanton se së bashku me Forcat e Armatosura do të jenë në ndihmë të strukturave të pushtetit vendor, për të ndihmuar në rast të situatave të zjarreve. Ministrja e mbrojtjes përsërit apelin ndaj qytetarëve që të bashkëpunojnë për të shmangur pasojat që mund të sjellin zjarret si edhe të rrisin përgjegjësinë e tyre individuale. Ajo kujton se çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo me paramendim ndëshkohet me ligj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!