Xhacka: Do të guxojmë ti bindim të gjithë për shkarkimin e presidentit

schedule21:40 - 11 Qershor, 2019

schedule 21:40 - 11 Qershor, 2019

Mbrëmjen e sotme në ABC News në emisionin Mbrëmje ABC, me gazetaren Mirela Milori, ka qenë e ftuar Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Xhaçka ka dhënë opinionin e saj në lidhje me situatën politike në vend. E pyetur nga gazetarja Mirela Milori se, nëse i kishin votat në parlament për shkarkimin e presidentit Meta, Xhacka tha se, mazhoranca do të parashtrojë gjithë argumentet pse ky akt i presidentit është antikushtetues dhe se askush nuk mund të thotë nëse i ka votat apo jo, duke lënë të kuptohet se, nuk është cudi që mazhoranca, të mos plotësojë dot votat për shkarkimin e presidentit Meta.

“Garancinë nuk ja u jap dot, nëse i kemi votat as unë dhe askush tjetër. Askush nuk mund të thotë që ka votën e tjetrit apo unë kam fuqi mbi opinionin, mendimin apo veprimin e dikujt tjetër. Mund të themi që do guxonim patjetër ti bindnim apo të parashtronim gjithë argumentet e domosdoshëm për të patur mbështetjen e opozitës në parlament”, tha Xhacka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!