Xhaçka: Do anulohet vendimi për privatizimin e llixhave

schedule22:45 - 4 Shkurt, 2019

schedule 22:45 - 4 Shkurt, 2019

Ministrja e Mbrojtjes Oltra Xhaçka ishte vetë në Peshkopi për t’u komunikuar banorëve, se vendimi për koncesionin e llixhave është abuziv e do anullohet.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka,   gjatë vizitës  në Peshkopi në cilësinë e të deleguarës së PS-së për Qarkun Dibër u ka bërë të ditur banorëve se do të anulohet vendimi i  Këshillit të Basenit, të ujërave Drini-Buna për dhënien me koncension të këtij burimi. Xhaçka e konsideroi një vendim abuziv.

Ministrja  Olta Xhaçka  tha se  për këtë rast do të mbahen edhe përgjegjësitë e duhura.

Qendra Balneare frekuentohet çdo vit nga pothuajse 10 mijë vizitorë dhe prej vitesh përbën një burim të madh të ardhurash për ekonominë jo vetëm të qytetit të Peshkopisë por edhe të gjithë qarkut të Dibrës./abcnews.la

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!