Xhaçka: Buxheti i Mbrojtjes për 2019-ën të jetë 1.25% e PBB

schedule17:15 - 8 Nëntor, 2018

schedule 17:15 - 8 Nëntor, 2018

Gjatë diskutimit të buxhetit për vitin e ardhshëm në komisionet parlamentare, Ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë ka kërkuar një rritje buxheti për dikasterin që drejton me 0.05% krahasuar me një vit më parë.

Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar rritje të buxhetit të institucionit me 1.25% të prodhimit të brendshëm bruto për vitin e ardhshëm duke kërkuar një rritje me o.o5% krahasuar me atë të një viti më parë. Gjatë seancës dëgjimore titullarja e dikasterit të mbrojtjes argumentoi kërkesën.

“Disa nga objektivat janë; modernizimi i batalionit të këmbësorisë, sistemet e pajisjeve për forcat e armatosura, vendosja në funksion e vëzhgimit të hapësirës ajrore, përmirësimi i vëzhgimit të hapësirës detare për luftën ndaj trafiqeve, investimi bashkë me NATO-n në modernizimin e bazës së Kuçovës, e cila do të sjellë përftime të shumëfishta, pasi do të rrisë nivelin e siguritë, ndikon në thithjen e investimeve të huaja dhe punësimet. Ne duhet të jemi shumë seriozë në bashkëpunim me aleancën.do të jenë mbi 50 milionë euro investim. Në 2019 do të vendoset tulla e parë, ndërsa kjo do të jetë baza e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor”.

Deputetët ngritën shqetësimin e nivelit të buxhetit për emergjencat civile që tashmë është në varësi të ministrisë së mbrojtjes. Ministrja Xhaçka gjatë diskutimit deklaroi se duhet një buxhet më i madh.

“Duhet kihet parasysh se Emergjencat Civile ndërhynë në momentin kur Bashkitë nuk e përballojnë dot emergjencën. Në këtë drejtim, buxheti më i madh për të përballur emergjencën i takon Bashkive, njësive lokale, ndërsa pjesa tjetër Drejtorisë së Emergjencave Civile dhe kjo është arsyeja që ndoshta në plan të parë duket një buxhet i vogël”.

Buxheti i kërkuar nga ministrja Xhaçka sipas saj parashikon edhe rritje e rrogave për 6800 ushtarakë, nga ku përjashtohen vetëm oficerët me grata të larta. Kjo rritje pritet të arrije vlerën 19% të pagës dhe synon motivimin e ushtaravëve, thekson Xhaçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!