Xhaçka apel atasheve ushtarakë: Angazhim për projektet me aleatët

schedule14:56 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 14:56 - 20 Dhjetor, 2017

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka në takimin e fundvitit që zhvilloi me atashetë ushtarakë shqiptarë u kërkoi angazhim dhe vëmendje maksimale për projekte të reja bashkëpunimi me vendet, ku ata ushtrojnë misionin e tyre.

Takimet e fundvitit nuk janë vetëm kohë për të festuar por edhe për të reflektuar. Atasheve ushtarakë shqiptarë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i dha një mesazh që ta zbatojnë në vitin vjen.

“Roli dhe puna juaj gjatë vitit të ardhshëm duhet të përqëndrohet gjithnjë e më shumë në nxitjen e projekteve të përbashkëta mes vendit tonë dhe vendeve ku ju jeni të atashuar, në funksion të fuqizimit të Forcave të Armatosura. Profilizimi i efektivëve tanë dhe avantazhi krahasues janë dy tiparet që ditë pas dite pa karakterizojnë Forcat tona të Armatosura, ndaj dhe kontributi juaj dhe roli proaktiv në drejtim të arsimimit dhe stërvitjeve të përbashkëta do të rriste cilësinë e performancës së FA”, tha ndër të tjera Ministrja.

Ministrja Xhaçka porositi atashetë ushtarakë që të kujdesen maksimalisht për çdo pjesëtar të Forcave të

Armatosura që gjendet në zonat e tyre të përgjegjësisë, që nga studentët deri tek efektivët  e dislokuar në misione./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!